Derisa Enti Shtetëror i Statistikave nuk ka publikuar shifra të nxënësve të shkollave dhe fillore të mesme në bazë të përkatësive etnike në Maqedoninë e Veriut, agjencia e lajmeve INA ka siguruar të dhëna për vitin shkollor 2020/2021.

Të dhënat e grumbulluara nga mësimdhënës bazuar në një Sistemi Edukativ Informativ 2020/2021, tregojnë se në shkollat e vendit gjithsejt janë 185.346 nxënës në shkollat fillore, prej të cilëve: 99.371 janë nxënës maqedonas apo 53.61%, 60.177 janë nxënës shqiptarë apo 32.47%, 10.378 janë rom apo 5.60%, 9969 janë turq apo 5.38%, 2018 janë boshnjakë apo 1.09%, 946 janë serb apo 0.51%, 183 vllehë apo 0.10% si dhe 2304 të tjerë apo 1.24%.

Tabela më poshtë:

Sa i përket shkollave të mesme, po ashtu nga të dhënat e siguruara nga INA, nga 70.575 nxënës të shkollave të mesme: 42.907 janë maqedonas apo 60.80%, 21.138 janë shqiptarë apo 29.95%, 2497 apo 3.54% janë turq, 1724 apo 2.44% janë rom, 789 boshnjak, 531 serb dhe 869 të tjerë.

Tabela më poshtë:

Këto të dhëna janë tregues edhe lidhur me numrin e popullsisë së re në Maqedoninë e Veriut sa i përket përkatësive të tyre etnike. Këto shifra tregojnë për një numër të lartë të nxënësve shqiptarë, që radhiten të dytët për nga numri i nxënësve në nivel të shtetit.
Sipas të dhënave zyrtare në faqen e Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH) në Maqedoninë e Veriut, numri i nxënësve në shkollat fillore për vitin 2020/2021 është 187555 nxënës, që përbën 0.2% rritje në krahasim me vitin e mëparshëm shkollor. Ndërsa numri i nxënësve në shkollat e mesme është 71.811 nxënës, që përbën rritje prej 2.6% në krahasim me vitin e kaluar shkollor. Por nuk jepen të dhëna sa i përket përkatësisë etnike të nxënësve. (N.P/INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.