Me vrapim simbolik në Kejin e Vardarit, sot do të shënohet dita botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin. Ngjarja është organizuar nga ana e Shoqatës “Xixëllonja e kaltër” dhe “KoRЯunners”.

Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas dore. Rezoluta për Ditën Botërore të Autizmit përmban: (1) vendosjen e 2 prillit si Dita Botërore e Autizmit, (2) pjesëmarrjen e shteteve anëtare të OKB-së, (3) rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë, (4) shpërndarjen e këtij mesazhi në të gjitha organet e tjera të OKB.

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prej tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt.

Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

Qëllimi është të dërgohet porosi se personat me autizëm janë anëtarë të barabartë në shoqëri dhe duhet t’u mundësohet të marrin pjesë në të gjitha sferat e jetës sonë shoqërore, përfshirë edhe sportin.

Shoqata “Xixëllonja e kaltër” merr pjesë në mënyrë aktive në ngritjen e vetëdijes dhe nivelin e trajtimi të fëmijëve dhe personave me çrregullim nga spektri I autizmit në shtetin tone. Për atë qëllim, në periudhën që vijon, shoqata do të mundësojë konsultime pa pagesë dhe mbështetje individuale për familjet dhe fëmijët me autizëm, por edhe edukime pa pagesë për të gjithë personat profesionistë dedikuar për përfitimin e njohurive dhe shkathtësive për zbatim të strategjive për përballje me sfidat në sjelljen e fëmijëve me autizëm në shkollat e rregullta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.