Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 95 vota “për”, 7 “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur” kanë miratuar nevojën për ndryshim të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV.

Ligji u vendos që të kalojë me procedurë të shkurtuar dhe pas kësaj do të duhet të shkojë dhe miratohet në Komisionin për Çështje Evropiane.

Deputetët gjithashtu miratuan nevojën për ndryshim të Kodit Zgjedhor, edhe atë me 102 vota “për”.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kërkoi nga kryetarët e komisioneve amë që të caktojnë seanca për këto dy propozim-ligje.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë paralajmëruar që do ta bllokojnë ligjin përmes amendamenteve, ndërsa koordinatori i deputetëve të opozitës shqiptare Skender Rexhepi, para votimit të rendit të ditës kërkoi nga deputetët shqiptarë që të votojnë kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.