Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 36 personave u janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgatitë 12 vendime të reja për izolim,si dhe janë kryer kontrolle ndaj 461 personave me vendime të tilla dhe nuk u konstatua mosrespektim i vendimeve të lëshuara.
Në periudhën nga ora 22.00 të datës 31 mars deri në ora 05.00 të mëngjesit të datës 01 prill 2021 në rajonin e Gostivarit, nuk është regjistruar asnjë rast i shkeljes së vendimit të qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve- orës policore.