Gostivar:Kronika e zezë

Dje (3-Mars) rreth orës 12 e 45 minuta, në SPB Tetovë është raportuar se 25-vjeçari A.M. nga Çegrani i Gostivarit i cili ishte duke drejtuar veturën “Volkswagen Turan” me targa Gostivar, në rrugën “Braka Gjinovski” në Gostivar, së pari kishte refuzuar urdhrin e një efektivi të policsë dhe më

pas me veturën e tij kishte goditur dy policë, kurse më vonë duke lëvizur nëpër rrugën ” Majori Çede Filipovski”, është përpjekur të aksidentotne disa punonjës tjerë të policisë.

Personi A.M. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe çështja është pastruar dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate.

…….

Dje (3-Mars) në ora 16:10, personi B.S. (23) nga fshati Senokos i Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar, se një ditë më herët rreth orës 19:30 në Vrapçisht të Gostivarit për shkak të keqkuptimeve në trafik, kishte qenë i sulmuar fizikisht nga një person nga Gostivari.

Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

…….

Dje (3-Mars) prej ora 09.00 deri në orën 14.00, në zonën më të gjerë të Gostivarit, përkatësisht në magjistralen Gostivar-Tetovë, afër mbikalimit të Debreshit, është kryer aksion kontrollues lokal lidhur me shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet jashtë vendbanimit, në të cilën janë zbuluar dhe ligjërishtë janë sanksionuar gjithsej 30 shkelje. Gjashtë nga shkeljet ishin me shpejtësi prej më shumë se 70 km/orë dhe 24 tejkalime të shpejtësisë ishin prej 50 deri në 70 km/orë.

Gjatë kontrollit, gjithashtu janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 2 lloje të tjera të shkeljeve.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: