Gostivar:Kronika e zezë

Dje (1-Mars) rreth orës 11:20, në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë dy automjete të tipit ,,BMW“, njëra me targa të Gostivarit dhe tjetra me targa Kroate, të drejtuar nga 54-vjeçari A.A. nga Gostivari dhe 23-vjeçari S.D. nga Vrapçishti i Gostivarit.

Në këtë aksident, pasagjerja E.A. (51) nga vetura”BMW” me targa të Gostivarit, ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse shoferi i të njëjtës veturë ka përfunduar me lëndime trupore, të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad”. në Gostivar.

Ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme-Gostivar ka inspektuar vendin e aksidentit.

……

Dje (1-mars) rreth orës 11.00, në SPB Tetovë është raportuar se pak më herët, duke ngjitur shkallët në një ndërtesë banimi në rrugën ,,Mara Ugrinova“ në Gostivar, shtetasi shqiptar Ç.A. (50) ka rrëshqitur dhe është rëzuar ku ka pësuar lëndime të rënda trupore, i njëjti ka qëndruar në vendin tonë i padeklaruar. Menjëherë i njëjti është transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit për trajtim mjekësor.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: