Bayern “shkatëron” Lazion, “perla” e Giroud nderon Chelsean

Lazio tregoi sot se është shumë e dobët se Bayern Munchen. Skuadra e Hansi Flick shkatërroi atë të Inzaghit me shifrat 1-4, duke hipotekuar kalimin në fazën tjetër të Champions League.

Kjo ndeshje e mori rrjedhën e saj që në pjesën e parë, ku bavarezët shënuan tre herë. Fillimisht Lewandowski përfitoi nga një gabim fatal i Mussachio në minutën e 8.

Më pas kampionët e Europës shënuan sërish me Musiala në të 24-tën dhe Sane mbylli pjesën e parë me shifrat 0-3. Në të dytën Lazio vazhdoi të zhvillonte ndeshje të dobët dhe ishte Acerbi, që shënoi autogol, teksa Correa shënoi për 4-1.

Në ndeshjen tjetër, e cila kishte skuadra më të barabarta në fushë, Chelsea mori një fitore shumë të rëndësishme ne transfertë ndaj Atletico Madrid.

“Perla” e Olivier Giroud në minutën e 68 vendosi gjithçka dhe i dha triumfin skuadrës së Tuchel, duke bërë një hap të madh në rrugën për kualifikimin në fazën tjetër.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: