Champions League rikthehet me duele “zjarri”

Champions League vijon garimin me ndeshjet me eliminim direkt dhe sonte në mbrëmje, prej orës 21:00, zhvillohen dy duelet e radhës, që paraqiten mjaft interesante për shumë arsye.

Në Bukuresht, në “Arenën Kombëtare”, Atletiko Madrid do të kërkojë të mposhtë skuadrën e Chelsea, për të hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën çerekfinale të Champions.

Londinezët nuk kanë të gatshëm mbrojtësin Thiago Silva, kurse spanjollët kanë humbur edhe Gimenez së fundmi. Takimi tjetër zhvillohet në Itali, mes Lazio dhe Bayern Munich që e fitoi vjet Champions League.

Presidenti Lotito u ka premtuar futbollistëve 3 milion euro premio nëse i kalojnë bavarezët. Kështu, italianët do të kenë motivim ekstra dhe do mundohen të shfrytëzojnë edhe momentin jo të skuadrës gjermane, që vjen në këtë duel pasi u mposht në kampionat nga Eintracht Frankfurt.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: