Gostivar:Kronika e zezë

Mbrëmë (22-shkurt) rreth orës 19:30, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 22-vjeçarin F.N. nga Gostivari, për shkak të dyshimit gjatë muajit të kaluar dhe këtë muaj, në Gostivar i njëjti ka kryer pesë vjedhje dhe vjedhje të rënda, tre prej të cilave në automjete.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate. Prej tij gjithashtu

përkophësishtë është konfiskuar një veturë që nuk kishte qenë e regjistruar për më shumë se 6 muaj.

……

Dje (22-shkurt) rreth orës 17 e 50 minuta, në Toplicë të Gostivarit, efektivët e policisë së SPB Tetovë- Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar personin M.M. 26-vjeçar nga Republika e Shqipërisë, i cili kishte abuzuar me qëndrimin turistik, gjegjësisht qëndronte në kundërshtim me qëllimin. I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Gostivar për procedime të mëtejshme.

……

Dje (22-shkurt) në ora 15:35, personi S.N. (73) nga Pozharani u Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se autorë të panjohur në një kohë të pacaktuar dhe me forcë kanë hyrë në kishën “Shën Profeti Elia” dhe kanë vjedhur para dhe mjete tjera. Është kryer inspektimi dhe çështja është duke u sqaruar.

……

Dje (22-shkurt) në orën 17:55, 39-vjeçari H.Gj. nga Kalishti i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se, djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur. Po merren masat dhe aktivitetet për gjetjen e të miturit të raportuar.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: