Rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,28 për qind në raport me vendimin e datës 15 shkurt 2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS 95 dhe ЕUROSUPER BS 98 rriten për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri rriten për 0,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të vërtetuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 15 shkurt 2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit SU rritet për 0,417 den/kg dhe tani do të jetë 34,759 den/kg.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: