Zaev: Jam i dëshpëruar që ende nuk është gjetur Mijallkov

“Populli kërkon drejtësi, ndodhi edhe një arrati”, kështu e komentoi fillimisht Zoran Zaev zhdukjen e ish kreut të DSK-së dhe të akuzuarin në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov, transmeton Alsat. Zaev tha se pret që MPB të gjen Mijallkovin dhe i njëjti të futet në arrest shtëpiak, sipas vendimit të Gjykatës Penale.

“Ashtu si edhe i gjithë populli ynë, edhe unë jam i dëshpëruar që ende nuk është gjetur dhe nuk është ndaluar, respektivisht që nuk është dërguar në arrest shtëpiak personi Sasho Mijallkov. Kërkoj që institucionet të ndërmarrin masa menjëherë dhe ta gjejnë Sasho Mijallkovin. Pres detaje nga MPB, prokuroria dhe Gjykata”, tha mes tjerash Zaev.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: