Do e besonit po t’iu themi se bluza më e shëmtuar në botë mban emrin e Louis Vuitton?

Ajo është prej leshi sepse këtë material marka e njohur ka dashur të promovojë me koleksionin e ri, por ajo që i bëri të gjithë ta shajnë këtë prodhim ishte fakti që qepur mbi bluzë janë disa kukulla pellushi nga koleksioni “LV Friends”.

Për më tepër vlera e saj është 5900 euro.

Bluza është realizuar me porosi dhe pas shpërndarjes në rrjet ka pasur vetëm komente negative. Në ditë kur interneti është matës për suksesin apo dështimin, kaq mjafton për t’i dhënë një emërtim kësaj trikoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.