Lakersat pësojnë humbjen e dytë radhazi

Kampioni në fuqi i NBA është mposhtur në “Staples Center” nga nënkampioni Miami Heat me dy pikë diferencë 94-96.

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante, ku krejt në fund është përcaktuar fituesi. Lakersat patën rastin ta fitojnë ndeshjen me aksionin e fundit, por Alex Caruso dështoi të shënonte për tri pikë.

Kendrick Nunn ishte shënuesi më i mirë në këtë sfidë me 27 pikë, pesë kërcime e tri asistime. Me lojë të mirë u dallua edhe Jimmy Butler me 24 pikë e tetë kërcime tek fituesit. Kyle Kuzma shënoi 23 pikë te Lakersat, ndërsa LeBron James e mbylli takimin me 19 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Lakersave.

Rezultatet

Charlotte Hornets – Golden State Warriors          102-100

LA Lakers – Miami Heat                                            94-96 

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: