Sekrete të vogla të profesionistëve të kuzhinës

Mjeshtërit e zanatit janë të gatshëm të ndajnë këshilla të mira me fillestarët e kuzhinës

Ja çfarë thonë profesionalistët për llojet e ndryshme të vajrave, prerjen e qepës, zierjen e patave gatimin e peshkut.

Cilin vaj duhet përdorur për fërgim, cilin për sallata? Si të mos ngjitet kurrë pasta në restorante? A është e mundshme të grihet qepa pa lotuar?

Këto dhe pyetje të ngjashme i mundojnë fillestarët në kuzhinë, mirëpo ndihma arrin nga profesionalistët.

● Vidhni trukun e kuzhinave mediterane dhe gjellës në fund shtoni një pikë vaj ulliri.

● Qepën qiteni në ujë të akullt dhjetë minuta para grirjes, në mënyrë që më pak të lotoni.

● Në blender më parë qitni lëngjet, ujin, qumështin, lëngun dhe pastaj pemët dhe perimet. Kështu zvogëloni shtypjen në brisqet e blenderit me çka përftohet pije krematoze. Veç kësaj, do të qëndrojë më gjatë aparati.

● Çdo vaj ka qëllimin e vet, po kështu edhe gjalpi dhe disa vajra arrore përdorni vetëm në temperatura të ulëta. Në to KURRË MOS fërgoni ushqim!

● Vajin e bademit, avokados apo të bërthamave të rrushit mund t;i përdorni pa u brengosur se do të digjet.

● Derisa zieni pastën, shtoni kripë për shije dhe vaj ulliri që të pengohet ngjitja. * Nëse djathi është shumë i butë për ta grirë në rende, futeni gjysmë ore në frigorifer me ngrirje të thellë.

● Të gjitha perimet të cilat rriten mbi tokë zieni në tenxhere pa kapak. Në të do të mbeten të gjithë përbërësit ushqyes dhe do të jenë më të shijshme.

● Kur gatuani peshk, lakër apo ndonjë gjellë tjetër posaçërisht aromatike, në shporet vendoseni një tepsi të vogël me uthull.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: