Juventus zhgënjen në duelin e parë ndaj Portos. Dortmund “tregon dhëmbët”

Juventusi ka zhvilluar një ndeshje të dobët përballë Portos në fazën e 1/8 në Champions League ku është mundur me rezultatin 2-1 nga vendasit.

Dy minutat e para të dy pjesëve kanë rezultuar fatale për bardhezinjtë të cilët pësuan 2 gola për shkak të përgjumjes së mbrojtjes.

Juventusi u shfaq i lodhur në këtë takim dhe u “zgjua” vetëm në fund të ndeshjes ku shënoi një gol me anë të Chiesa, i cili mban në këtë mënyrë hapur mundësinë për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në Champions League, Borussia Dortmund ka treguar fuqinë e saj të vërtetë përballë Sevilla ku ka fituar në transfertë me rezultatin 3-2.

Gjermanëve iu desh vetëm pjesa e parë e takimit për të vulosur këtë takim, me Halaand që kthehet në formën e tij më të mirë. Tashmë verdhezinjve iu duhet të ruajnë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit për të shpresuar për një kalim në fazën e 1/4.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: