Sot (15-shkurt) rreth orës 4:30 në SPB Tetovë, është raportuar një zjarr në shtëpinë e 61-vjeçarit Z.J. nga Gostivari, që ndodhet në rrugën “Vëllezërit Bllazhevski” në Gostivar. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është djegur një pjesë e kulmit të shtëpisë, njehsori elektrik dhe përçuesi elektrik.
Gjatë ditës së sotme, ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar do të inspektojë vendin e ngjarjes.