Rita Ora uron Shën Valentinin: Mos harroni se të duash veten është po aq e rëndësishme sa dikush tjetër që të do ty

Sot (e diel) shënohet festa e Shën Valentinit apo siç njihet ndryshe Dita e të Dashuruarve.

Në këtë ditë të gjithë të dashuruarit përkujdesen që të ndajnë momente sa më të lumtura me partnerin/en, ndonëse dedikimet romantike nuk mungojnë as në rrjete sociale.

Një dedikim rreth kësaj feste e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Urime Shën Valentini për të gjithë të dashuruarit e mi në këtë ditë. Shpresoj që zemrat e juaja të jenë të mbushura me dashuri dhe mos harroni se të duash vetën është po aq e rëndësishme sa dikush tjetër që të do ty”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në Instagram.

Biondja ka publikuar disa fotografi atraktive nga Austria ku edhe po qëndron e izoluar, në të cilat shfaqet me plot stil.

Ajo ka të veshur një këmishë të bardhë të gjerë dhe një fund të shkurtër të lëkurës, ndërsa dukjen e kompletoi me një grim më të rëndë me buzë rozë.

Rita ndërkohë është duke shijuar suksesin e këngës së re “Bang”, të lansuar ditë më parë me një klip unik me veshje tradicionale shqiptare.

30 vjeçarja po ashtu thuhet se po vazhdon lidhjen me partnerin e saj, regjisorin Romain Gavras.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: