Sot Inter–Lazio, për kreun dhe zonën Champions

Një duel plot rivalitet, mes dy skuadrave me ambicie të mëdha, e që ka dhuruar gjithmonë emocione do të jetë sot ndeshja mes Interit dhe Lazios.

Humbja e Milanit në fushën e Spezias u jep mundësi zikaltërve të marrin kryesimin, sigurisht vetëm nëse do të fitojnë ndaj ekipit të Inzaghit. Nga ana tjetër, bardhekaltrit synojnë të katapultohen në zonën Champions, duke përfituar edhe nga humbja e Juves ndaj Napolit.

Sa u përket formacioneve, Conte me shumë mundësi do të hedhë në fushë që nga minuta e parë Alexis Sanchez me Lukakun në sulm, suke ulur në stol Sanchezin. Vidal nuk është grumbulluar, kështu që do t’i jepet mundësia Gagliardinit.

Pak dyshime në kampin e Lazios. Në vijën e parë të sulmit Inzaghi do t’i besojë dyshes Immobile-Correa, ndërsa në mbrojtje mbetet për t’u vlerësuar gjendja e Radu, gjithsesi Musachio është gati.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: