Sot në Evropë luhen ndeshje që s’duhet humbur, vëmendja te Man City – Tottenham dhe Napoli – Juventus

Ndeshje interesante do të zhvillohen gjatë ditës së sotme në kuadër të top-pesë kampionateve më të forta në Evropë.

Në Premierligën angleze, kryendeshja e javës luhet në Mançester mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit.

Ndeshje tjetër interesante luhet edhe mes Leicester Cityt dhe kampionit në fuqi, Liverpoolit.

Në Ligën 1 të Francës, Paris Saint-Germain do ta sfidojë Nicen, kurse Reimsi i Valon Berishës luan si vendas ndaj Lens.

Image

Në elitën e futbollit gjerman, Dortmundi luan ndaj Hoffenheimit, kurse Werder Bremeni i Milot Rashicës përballet me Freiburgun.

Në Serie A, kryendeshja e javës luhet mes Napolit dhe Juventusit, teksa Spezia do ta sfidojë Milanin në shtëpi.

Dhe për fund, në La Ligën spanjolle, lideri Atletico Madridi luan si mysafir i Granadës, teksa Barcelona e pret në shtëpi Alavesin.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: