Main Menu

Kjo eksperte e ushqimit ju tregon se çfarë të hani në Ramazan

Nour Zibdeh, nutriciste nga Virgjinia e Shteteve të Bashkuara, e cila është praktikuese e fesë islame dhe agjëron Ramazanin, ka treguar se si mund të kalohet një ditë e këtij muaji dhe ushqimet që duhet konsumuar.

Ekspertja e ushqimit përshkruan një ditë të Ramazanit.

Ajo thotë se ka praktikë personale që t’i ndihmojë njerëzit me probleme të ndryshme shëndetësore rreth ushqimit, por edhe personat që dëshirojnë të humbin peshë. Nutricistja tregon se ka shkruar një libër të gatimeve, ku jep udhëzime se si duhet ushqyer.

Në këtë rast, ajo ka krijuar edhe një listë të ushqimeve që duhet konsumuar gjatë muajit të Ramazanit.

Në kohën e syfyrit Zibdeh thotë se është më së miri të hahen ushqimet që zakonisht hamë në vaktin e mëngjesit, gjatë ditëve të zakonshme. Omëletët janë një zgjedhje e duhur.Pasi fillon ditën, nutricistja thotë se ushqimi tashmë është tretur dhe fillon të kap uria, por me aktivitetet gjatë ditës, sipas saj, dita kalon shpejt.

Ndërsa, kur dielli të perëndon, ashtu sic edhe parashihet në bazë të traditës, përfundon agjërimi me ujë dhe hurma. Pas kësaj pihet supa, më pas fillojnë lutjet.

Dher kur të përfundojnë lutjet, atëherë si ushqime për iftar, nutricistja propozon sallatë, e më pas pjata kryesore perime të përgatitura.

Ajo i kombinon ushqimet me kohët e lutjes që obligohen nga feja islame. Pas iftarit, ajo propozon që të konsumohet një filxhan me kafe e më pas edhe ujë, aq sa mund të pihet.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share