Ministria e Shëndetësisë thotë se epidemia është stabilizuar

Në pajtim me raportet javore të Institutit për Shëndet Publik për muajin e kaluar, shënojmë stabilizim të epidemisë në vend. Pothuajse të gjitha parametrat epidemiologjike sipas të cilave evaulohet gjendja me epideminë shënojnë trend të uljes, gjegjësisht rritje në krahasim me numrin e rasteve të shëruara, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e Institutin për Shëndet Publik për periudhën prej 11 deri në 17 janar, përqindja e rasteve pozitive të të testuarve është 16 për qind, që krahasuar me mesin e dhjetorin (raport i ISHP për periudhën prej 14 deri në 20 dhjetor të vitit 2020) është një ulje prej 13,3 për qind, kur përqindja ishte 29,3 për qind.

Në raportin e njëjtë të dhjetorit numri i rasteve të reja me Kovid-19 në një javë ka qenë 4.585, ndërsa në raportin e ISHP për javën e kaluar ky numër arrin 2.397, që tregon ulje prej 48 për qind. Për periudhën e njëjtë numri i rasteve të vdekjeve në nivel javor është pothuajse përgjysmuar, ndërsa dukshëm është rritur numri i pacientëve të shëruar.

Sipas statistikës së djeshme ditore numri i rasteve aktive është 11.924. Krahasuar me datën e njëjtë në dhjetor kur numri është 21.979, numri i rasteve aktive është ulur për 46 për qind.

Njëri ndër treguesit kryesorë  është edhe numri i personave të shtruar në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet në vend. Dje janë shtruar në spitale 598 pacientë, që është pothuajse dyfish më pak nga të shtruarit në datën e njëjtë në dhjetor, gjegjësisht 51 për qind.

Pas uljes së dukshme të numrit të të shtruarve në spitale, janë mbyllur qendrat kovid në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe Klinikën për Vesh, Hundë dhe Fyt, ndërsa klinikat po kthehen në punën e tyre të rregullt,  theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe porosisin që qytetarët të qëndrojnë përgjegjës dhe të vazhdojnë t’u përmbahen vazhdimisht masave për mbrojtje nga Kovid-19 dhe parandalim nga përhapja e mëtejshme e virusit. 

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: