Maturantët e bojkotojnë mësimin, kërkojnë më pak lëndë në maturën shtetërore

Maturantët sot nuk u përfshinë në mësimin onlajn dhe në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor. Të organizuar nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, filluan bojkotin sepse kërkojnë dy në vend të katër (tre lëndëve eksterne dhe një internet) nga matura shtetërore – në kundërshtim me qëndrimin e MASH-it se ky vit nuk do të ketë ndryshime në numrin e provimeve, por që do të jepen me programe të shkurtuara.

Kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme Blendi Hodai ka deklaruar se sipas njoftimeve të degëve të tyre, bojkot ka në shkolla të mesme në 20 qytete, duke e përfshirë edhe Shkupin, ndërsa aty ku nuk ka filluar është sepse nuk janë njoftuar dhe se do të bojkotojnë prej nesër.
Tha se dje ka pasur takim-onlajn me ministren Mila Carovska që sërish, sikur edhe para dy muajve, të kërkojnë zvogëlim rë numrit të lëndëve për maturën shtetërore, gjegjësisht të japin dy – gjuhën amë (maqedone dhe shqipe ose gjuhë turke) dhe lënda e dytë që do të jetë nga fusha të cilën maturantët planifikojnë ta studiojnë.

“Nuk kemi pasur marrëveshje për zvogëlim të numrit të lëndëve. Sikur edhe në takimin që e patëm në dhjetor, ministrja tha se do të merret parasysh për konceptin e ri të maturës shtetërore nga viti i ardhshëm shkollor dhe se Qendra shtetërore e provimeve nuk ka kohë tani t’i zvogëlojë”, tha Hodai.
Zëri i nxënësve të shkollave të mesme, sërish, mbledh onlajn-nënshkrime për mosdhënien e maturës shtetërore, por Hodai thotë se Unioni i nxënësve të shkollave të mesme nuk është për heqjen e tërësishme të maturës.

“Me to biseduam në dhjetor. Ne në janar u konsultuam me të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe vendosëm se është mirë të kërkojmë zvogëlim të numrit të lëndëve, jo heqje të tërësishme. Qëndrimi ynë ishte i qartë se nuk mund të hiqet matura shtetërore”, deklaroi Hodaj.
Deri kur mund të zgjasë bojkoti dhe çka do të ndodh më tutje kur nuk ka lëshim nga MASH, Hodai u përgjigj se planifikojnë një javë bojkot, ndërsa për hapat e ardhshëm plotësisht do të vendosin.
“Javën e parë planifikojmë bojkot, ndërsa pastaj do të vendosim nëse do të kemi protestë ose aktivitet tjetër që të pranohen kërkesat tona”, shtoi kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se mbi 14 mijë maturantë do ta japin maturën shtetërore sipas konceptit të konfirmuar për provimin e maturës, i cili nuk mund të ndërrohet, ndërsa ndryshimet janë të mundshme për vitin e ardhshëm shkollor. Qendra shtetërore e provimeve në nëntor i publikoi edhe terminet për provime nga tre provimet eksterne të cilat do të jepen nga data 29 maj deri më 14 qershor të vitit 2021. \Zhurnal

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: