RMV:Sot duhet të votohet ligji për regjistrimin e popullsisë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 29-të, në të cilët pritet të votohet propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, me procedurë të shkurtë.

Diskutimi për propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë, në Kuvend përfundoi më 15 janar. Atëherë u njoftua se ligji do të votohet në vazhdimin e kësaj seance.

Përveç partive në pushtet, mbështetje për ligjin ka paralajmëruar edhe opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa kundër ka dalë opozita maqedonase VMRO-DPMNE, prej ku paralajmërojnë iniciativë për anulimin e ligjit, nëpërmjet nënshkrimeve të qytetarëve.

Kryeministri Zoran Zaev, dje njoftoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për zbatim të suksesshëm të regjistrimit.

Në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit është edhe propozim-ligji për marrje borxh nga Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim, si dhe disa ligje tjera.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: