Gostivar:Privohen nga liria 3 persona për shitje të kokainës

Mbrëmë 15.01.2021 rreth orës 21:30 në Gostivar, nga inspektorët nga Departamenti për Tregti të Paligjshme të Drogave dhe Armëve në Zyrën e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar, kanë privuar nga liria K.M (30), K.O (20) nga Gostivari dhe O.S (19) nga fshati Banjicë për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepra penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve” dhe “mundësimit të përdorimit të lëndëve narkotike”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Personit K.M (30) gjatë kontrollit iu gjetën pesë pako kokainë, i cili dëshironte t’ua shiste personave K.0 (20) dhe S.O (19). Të tre personat u mbajtën në Stacionin policor në Gostivar dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht kundër tyre do të ngritet akuzë adekuate sipas neneve 215 dhe 216 të Kodit Penal.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: