Gostivar:Kronika e zezë

Mbrëmë (13 janar) rreth orës 20:20, në Dobërdoll të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 47-vjeçarin M.S. nga ky fshat, për arsye se objekti i tij i hotelierik ka punuar pas kohës së lejuar dhe në të kanë qëndruar mysafir. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes dhe do të përgatitet parashtresë adekuate sipas Nenit 206 të Kodit Penal, ndërsa objekti është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

……

Para dy ditësh, konkretisht me datë 12.01.2021 në ora 14 e 30 minuta në Stacionin Policor në Gostivar është denoncuar se në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur 32 vjeçari me inicialet D.M.

“Mjekët e Ndihmës së Shpejtë kanë konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune”, njoftojnë nga MPB.

Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit Publik është dorëzuar për autopsi.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: