Kryetari Taravari vizitoi Gjimnazin, paralajmëron investime shtesë në shkollat e mesme dhe fillore

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, me bashkëpunëtorët e tij kanë qëndruar për vizitë në shkollën e mesme të Gjimnazit të Gostivarit, të cilët i priti drejtori Mirsad Iseini. Kjo vizitë kishte për qëllim promovimin e punimeve që janë kryer gjatë pushimeve dimërore. Kryetari Taravari tha se mesin e disa investimeve, është edhe salla e konferencave që është krijuar pranë kësaj shkolle.

Duke folur për projektet e ardhshme, kryetari Taravari sqaroi se me Ministrinën e Arsimit dhe Shkencës, raportet janë përmirësuar dhe pret që disa investime ti realizojnë bashkë periudhën në vijim, mesin e tyre edhe rregullimin e kulmit të shkollës fillore në fshatin Çegran.

Drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, Mirsad Iseini ka falenderuar Komunën dhe donatorë të ndryshëm të cilët kanë dhënë kontributin e tyre financiar për të krijuar kushte më të mira pune në shkollën që ai drejton.

Periudhën e ardhshme u paralajmërua se në këtë shkollë do të ketë shumë investime të tjera.

Njëherit,drejtorët e shkollave të Gostivarit, për shkak të problemeve të shumta dhe numrit të madh të fëmijëve që kanë mbetur pa mësim nga distanca, kërkojnë gjysëm-vjetori i dytë të fillojë me prezencë fizike. Elbash Abazai nga shkolla e Mesme e Mjekësisë, tha se humbjet janë të mëdha, pasi në këtë shkollë një pjesë e mësimit ka pjesën praktike, e cila nuk mund të realizohet nga distanca.

Drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, Mirsad Iseini, thekson se nxënësit duhet të kthehen sa më parë në bankat shkollore.

Nga MASH kohë më parë theksuan se nëse ka ndonjë ndryshim në gjendjen epidemiologjike, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë do ta shqyrtojnë këtë çështje së bashku me këtë dikaster,por tani për tani vlenë se mësimi nga 21 janari do të vazhdojë sërish online, pasi MASH ka theksuar se në këtë formë nxënësit janë më të sigurt dhe të mbrojtur nga Covid 19,gjë që e konfirmoj edhe udhëheqësja e Sektorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe,e cila sqaroi se Gostivari si qytet është për mësim me prezencë fizike, por kjo gjë vendoset nga autoritetet qendrore.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: