Gostivar:Krijohen kushte më të mira për mësimin praktik në shkollën e mesme medicinale

Kabinete të reja për mësim praktik, zyrë të re për mësimdhënësit dhe shërbimin pedagogjik. Këto investime të cilat janë kryer gjatë pushimit dimëror pranë shkollës së mesme të mjekësisë në Gostivar, e që janë promovuar gjatë ditës së sotme. Inagruimin e tyre e ka bërë kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij dhe udhëheqësinë e shkollës. Me këtë rast, kryetari Taravari tha se kjo shkollë ka marrë krejtësisht pamje të re falë angazhimit të drejtorit të ri të saj, Elbash Abazi.

Kjo shkollë zgjeron edhe kapacitete e saja përmes një marrëveshje të arritur me shkollën fqinje të ekonomikes, respektivisht në gjashtë klasa të ekonomikes do të zhvendosen nxënësit e medicinës.

Drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë, Elbash Abazi bëri të ditur se të gjitha investimet e kryera, janë realizuar me mjete vetanake dhe me ndihmë të Komunës së Gostivarit. Ai paralajmëroi edhe projekte të tjera për këtë vit.

Drejtori Abazi tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk e kanë ndihmuar shkollën me asgjë për këto investime. Shtoi se edhe librat e premtuara nga MASH që para tre muajsh, ende nuk i kanë marrë, për çka nxënësit obligohen të bëjnë kopje të materialit mësimorë.

Investimet e reja pritet të rrisin cilësin e mësimit dhe punës së nxënësve së bashku me mësimdhënësit e tyre.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: