Gostivar:Nga dita e sotme uji mund të konsumohet për pije

Nga dita e sotme mund të konsumohet uji për pije në qytetin e Gostivarit dhe vendbanimet të cilat furnizohen nga ujësjellësi i qytetit. Kjo bëhet e ditur nga NP “Komunalec”, nga ku thonë se janë realizuar dy lloje analizash dhe parametrat nga ato tregojnë se uji është i pijshëm. Ndryshe, uji në Gostivar nuk ishte për konsum për shkak të turbullimit të tij që erdhi nga reshjet e fundit të shiut. Ndalesa zgjati nga dita e martë e deri paraditën e sotme.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: