Nëna me katër fëmijë të mitur rrezikon të mbetet në rrugë

Po presin trokitjen e derës, e nuk e dinë se çfarë do të ndodh me fatin e tyre. Dita e sotme është e fundit në banesën ku jeton me qira Brunilda me katër fëmijët e saj, më i madhi 11 dhe më i vogli vetëm një vjeç.

33 vjeçarja, thotë se është braktisur nga të gjithë të afërmit që kur bashkëshorti i saj ka rënë në burg. Por, edhe pse me vite vazhdimisht ndërron vendbanimet, dita e sotme është dita më e vështirë për të pasi nuk ka më mundësi ta paguajë qiranë. Lajmin e keq, ajo e mbanë fshehur nga fëmijët, por ka frikë se në mes të dimrit do të duhet të mbetet në rrugë.

Thotë se kanë edhe mungesë ushqimi, ndërsa edhe rrymën ka kohë që nuk e ka paguar. Dhoma ku qendrojnë është e ftohtë, pasi ju mungojnë edhe drutë për ngrohje. Nga ftohti i vazhdueshëm, djali më i vogël është sëmurë dhe për çdo ditë duhet të pranojë terapi mjekësore. Më i madhe ka ndërprerë mësimet, pasi nuk ka mundësi të ndjek mësimin nga distanca, sepse nuk posedojnë as internet e as ndonjë pajijse elektronike.

Nëna e katër fëmijëve, e cila me prejardhje është nga Shqipëria, nuk merr asnjë ndihmë sociale, pasi nuk ka shtetësi të Maqedonisë. Thotë se është e gatshme edhe të punojë nëse do ti ofroheshte një punë.

Televizioni Globi storien e katër fëmijëve të mitur me nënën e tyre e solli vitin e kaluar dhe falë bamirësve, atyre u siguruan një dhomë të cilën për një vit e kanë pasur të paguar. Kanë shpresë që edhe kësaj radhe ndihma e bamirësve nuk do të mungojë. Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë këtë familje, atë e gjeni përballë stacionit policor në Gostivar, ose mund ta kontaktoni në numrin e telefonit: 071-498-381./TvGlobi

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: