Osmani nesër në vizitë pune në Greqi në takime me Sakellaropoulou, Mitsotakis, Dendias dhe Varvitsiotis

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani më 14 janar 2021 do të realizojë vizitë pune në Republikën Helene, me ftesë të homologut të tij, Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolaos Dendias.

Në takimin midis dy ministrave do të hapen tema në lidhje me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, intensifikimi dhe thellimi i dialogut politik në fusha të ndryshme, si dhe Plani Aksionar për bashkëpunim dhe implementim të Marrëveshjes për Partneritet Strategjik (Prespa).

Është paraparë nënshkrimi  i disa dokumenteve ndërkombëtare me të cilat në mënyrë shtesë do të begatohet Korniza e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Në Agjendën e Ministrit në kuadër të vizitës në Greqi është paraparë edhe takim me kryetaren e Republikës Helene, Katerina Sakellaropoulou, kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin alternativ për Çështje Evropiane, Miltiadis Varvitsiotis.

Në kuadër të takimeve do të hapen tema për avancimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve, prioritetetve strategjike për lidhjen me gas dhe derivate, si dhe pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në terminalin e gasit “Aleksandropolis” në Greqi.

Është paraparë që të bisedohet edhe për aktualitetet politike në rajon dhe bashëkpunimin rajonal, veçanërisht për perspektivën e tij europiane dhe euroatlantike dhe mbështetjen që Greqia ia jep Maqedonisë së Veriut në këtë kontekst.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: