Gostivar:Në fund të janarit lëshohet në përdorim spitali modular

Përderisa jemi në pritje të vaksinës anti kovid, autoritetet shëndetësore të Gostivarit druajnë që mosë vijë deri te vala e tretë e pandemisë. Për këtë, punohet intensivisht që të shtohen kapacitetet spitalore dhe deri në fund të muajit janar duhet të vendoset në shërbim spitali modular.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi tha se disa ditë ka pasur ndërprerje të punimeve për shkak të kushteve atmosferike.

Spitali modular në Gostivar do të ketë 35 shtretër dhe do të plotëson të gjitha standardet për trajtim të pacientëve me koronavirus.

Në Gostivar pacientët me Covid 19 pos në repartin infektiv, trajtohen edhe në repartin internistik dhe atë neurologjik. Në këtë të fundit aktualisht nuk ka asnjë pacientë, në infektiv trajtohen 10 dhe në atë internistik 5 pacientë.

Përndryshe nga fillimi i vitit 2021, janë regjistruar 76 raste të reja të infektuarve me virusin korona, numër ky që në dy muajt e vitit që lamë pas, shënoheshte brenda një dite.

Autoritetet shëndetsore në Gostivarin presin edhe periudha në vijim të jetë stabile. Nga java e ardhshme pritet të ketë një pasqyrë më reale të gjendjes, pasi edhe nga Komisioni për Sëmundje Infektive njoftuan se deri të hënën e ardhshme do të bëjnë vlerësimin e situatës epidemiologjike të këtij fillimviti.

Nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistruar 3829 pacientë të infektuar me koronavirus, 2890 janë shëruar, kurse betejën me virusin e humbën 152 persona. Aktualisht ka 787 raste aktive.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: