Reisul Ulema hfz. Shaqir Fetahu priti në takim ambasadoren e SHBA në RMV, Kate Mary Byrnes

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ekselenca e saj Kate Mary Byrnes vizitoi Kryetarin e BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame.

Fillimisht Ambasadorja e SHBA-ve, z. Kate Mary Byrnes ia uroi zgjedhjen në krye të BFI-së Reisul Ulemasë dhe i dëshiroi shëndet dhe suksese në drejtimin e BFI në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Kryetari i BFI, e falënderoi mysafiren e çmuar për vizitën e lartë, përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë që ka BFI nga Ambasada Amerikane si dhe për urimet e bashkëngjitura me dëshira të sinqerta, për një udhëheqje sa më të mirë, të drejtë, efikase dhe frytdhënëse.

Kyetari i BFI-së H. Hfz Shaqir ef. Fetai, gjithashtu e njoftoi Ekselencën e saj Kate Mary Byrnes me organizimin dhe funksionimin e BFI-së në këtë periudhë si dhe për planet dhe projektet që do të ndërmeren në të ardhmen nga institucioni më i lartë fetar Islam në vendin tonë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: