Nga 14 janari Serbia do të heqë testin PCR për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Nga dita e enjte, 14 janar, Republika e Serbisë do të heq testin e detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me të cilën përsëri do të sigurohet reciprocitet dhe komunikim i ndërsjellë pa pengesë mes qytetarëve të të dyja vendeve.

Kjo u bë e ditur gjatë një bisede telefonike mes Kryeministrit të vendit Zoran Zaev me Kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq.

“Gjatë bisedës, krahas urimeve për vit të suksesshëm 2021, u shprehën edhe dëshira dhe interes për bashkëpunim edhe më të thellë mes qeverive dhe popujve të të dyja vendeve në vitin e ri. Kryeministrja Ana Bërnabiq e informoi Kryeministrin Zaev se nga dita e enjte, 14 janar, Republika e Serbisë do të heq testin e detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me të cilën përsëri do të sigurohet reciprocitet dhe komunikim i ndërsjellë pa pengesë mes qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Më 21 dhjetor në Serbi hynë në fuqi masat e reja mbrojtëse kundër korona virusit, me të cilat shtetasit e huaj, në Serbi do të mund të hynin vetëm me test negativ PCR, jo më të vjetër se 48 orë. Nga ana tjetër, qytetarët e Serbisë do të mund të hynin në vend pa një test të tillë, por do të duhet të shkonin në izolim të detyrueshëm 10-ditor, i cili mund të ndërpritej nëse në ndërkohë bënin test PCR dhe rezultati ishte negativ.

Përndryshe, Shtabi i Krizave të Serbisë në dhjetor i rekomandoi Qeverisë që qendrat tregtare dhe të gjitha aktivitetet e shërbimit, gjatë ditëve të javës të punojnë deri në orën 20:00, përfshirë restorantet dhe kafenetë, duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse. Deri atëherë, shumë nga këto shërbime ishin të hapura deri në orën 5 pasdite. Institucionet kulturore mbetën të hapura deri në orën 21:00.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: