Gostivar:Kronika e zezë

Dje (10 janar) në ora 17.00, në Lagjen Cigllana në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat F.N. (22), A.O. (29) nga Gostivari dhe 27-vjeçarin Xh.С. nga Kërçova, për shkak të dyshimit se gjatë këtij muaji të njëjtit kishin kryer disa vjedhje dhe vjedhje të rënda. Pas privimit nga liria, janë konfiskuar disa sende që buronin nga vjedhjet në fjalë dhe të njëjtat iu kthyen pronarëve. F.N. dhe A.O. janë mbajtë në Stacionin Policor Gostivar dhe kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.

……

Dje (10 janar) në orën 08.00, Sh.S (41) nga Negotina e Pologut, në SPB Tetovë ka raportuar se autor të panjohur kishin marrë veturën e tij “Volkswagen Golf 3” me targa të Gostivarit, të cilën e kishte parkuar në qendër të fshatit nuk e kishte mbyllur dhe i kishte lënë çelësat në bravë. Më vonë, vetura është gjetë në një rrugë pyjore në zonën e fshatit Gjurgjevishtë të Gostivarit dhe është kthyer tek pronari.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: