Roma dhe Interi luajnë baras në Olimpico

Roma dhe Interi kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen triler të vlefshme për javën e 17-të në Serie A.

Skuadra e Antonio Contes ka arritur të kthehet nga disavantazhi dhe ishte afër ta merrte fitoren, por në fund pranuan gol dhe u desh të kënaqen me një pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Interit për një nuancë më të mirë, edhe pse Roma shënoi golin e vetëm.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 17-të dhe ishte Lorenzo Pellegrini, i cili shënoi për 1-0 falë edhe një devijimi nga Alessandro Bastoni.

Interi pati raste të mira me Romelu Lukaku (13’) dhe Arturo Vidal (27’), por pa arritur të barazojnë, ndërsa goli i Lautaro Martinez (40’) u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët hyrën furishëm duke dominuar në çdo pjesë të fushës, duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar dy gola, kundrejt një të Romës.

Pas disa raste të pashfrytëzuara nga Marcelo Brozovic (51’) dhe Lautaro (53’), në skenë doli mbrojtësi Milan Skriniar (56’), i cili me kokë shënoi për 1-1.

Në minutën e 64-të, Interi u tregua përsëri i rrezikshëm dhe pas një sulmi të shpejt ishte Achraf Hakimi, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-2.

Deri në fund të ndeshjes, Roma tentoi barazimit, ndërsa edhe Interi pati disa raste, por vetëm vendasit arritën ta gjejnë golin.

Goli i vendasve erdhi në minutën e 86-të dhe ishte Gianluca Mancini, i cili shënoi me kokë për 2-2 dhe ky goli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 37 pikë apo tri më pak se Milani i pari, ndërsa Roma renditet e treta me 34 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët presin rivalët e medhenjë të Juventusit, ndërsa Giallorossët luajnë si mysafirë të rivalvë të urryer lokal të Lazios.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: