Gostivar:Kronika e zezë

Mbrëmë (7 janar) rreth orës 21:00, në Gradec të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kamë privuar nga liria 35-vjeçarin B.A. nga ky fshat, pronar i një objekti hotelierik, i cili punonte pas kohës së lejuar dhe në të njëjtin kanë qëndruar 20 mysafirë.

i njëjti është ndalua në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatitet parashtresë sipas Nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

……

Dje (7 janar) rreth orës 20:45, efektivët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në Gradec të Gostivarit e kanë privuar nga liria personin K.A. (24) nga ky fshat, i cili nuk kishte pranuar të identifikohej, është sillur në mënyrë agresive dhe kishte dhënë rezistencë gjatë privimit nga liria. K.A. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin e çështjes dhe kundër tij do të ngrihet parashtresë adekuate.

……

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari M.S. nga Gradeci i Gostivarit, dje (7 janar) në ora 12:25 në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më herët në fshat kishte qenë i sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij Q.B. (53), me të cilin kishin pasur marrëdhënie të prishura për një kohë të gjatë. , Q.Б. është ndalua në Stacionin Policor Gostivar, me ç’rast atij iu konfiskuan pistoleta dhe pushka e gjuetisë, të cilat i posedonte me licencë.

Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

……

Dje (7 janar) rreth orës 14.00, në kryqëzimin e rrugëve ,,Nikolla Tesla” dhe ,,Branko Stanoeviç” në Gostivar, vetura ,,Fiat Idea” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 53 vjeçari Z.M. banor i Gostivarit, Ka aksidentusr dy këmbësore femra 18-vjeçaren L.M. dhe një 15 vjeçare, të dyja nga Vrbjani i Rekës së Poshtme.

Këmbësoret e lënduara janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar për ndihmë mjekësore, kurse inspektimin është kryer nga ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: