Gostivar:52 dënime për mosmbajtjen e maskës dhe 7 vendime për izolim

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 52 personave u janë lëshuar urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgatitë 7 vendime të reja për izolim,si dhe janë kryer kontrolle ndaj 114 personave me vendime të tilla dhe nuk u konstatua mosrespektim i vendimeve të lëshuara.

Gjithashtu nga Inspektorati Shtetërorë i Tregut është mbyllur një objekt hotelerik për shkak të mosrespektimit të orarit të punës, gjegjësishtë ka punuar pas orës 18.00, me ç’rast ka kryer vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: