Trendet e teknologjisë në 2021

Viti i ri 2021 mund të jetë i pakëndshëm për firmat më të mëdha të teknologjisë në botë, me përpjekjet globale që po përshpejtohen për të frenuar fuqinë e Facebook, Amazon, Apple dhe Google Alphabet, sipas një artikulli të botuar në faqen online të BBC.

Autoritetet, veçanërisht në SHBA dhe Europë, po bëhen më të ashpra mbi çështjet e konkurrencës dhe kjo ka të ngjarë të jetë një fushë kryesore beteje në 2021.

Sidoqoftë, këtë vit, bëhuni gati për më shumë teknologji dhe shërbime për t’i bërë detyrat më të lehta dhe më të sigurta.

Risi elektrike

Viti 2020 qe një vit i tmerrshëm për industrinë e hapësirës ajrore, me një nga klientët më të mëdhenj të industrisë, sektori i linjave ajrore, që anuloi ose vonoi fluturimet, ndërsa transportuesit po përballen me një kolaps në udhëtimet ajrore.

Pavarësisht kësaj, kompanitë thonë se janë të përkushtuara për kërkimin dhe zhvillimin, në veçanti për zhvillimin e avionëve që kanë një ndikim shumë më të vogël në mjedis.

Evolucioni i shitjes me pakicë

Edhe për shitësit me pakicë ka qenë, gjithashtu, një vit katastrofik dhe ata që do të mbijetojnë mund të përballen me një teknologji të re në 2021.

Risitë pritet të të përshpejtojnë blerjet për klientët dhe të jenë një kombinim i zgjuar mes kamerave dhe inteligjencës artificiale, që gjurmon produktin e marrë dhe faturon klientët, kur largohen.

Teknologjia e të punuarit nga shtëpia

Duket se puna nga shtëpia është këtu për të qëndruar

Sipas një sondazhi të kryer për “CCS Insights”, 60% e drejtuesve të biznesit në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut presin që, të paktën, 25% e fuqisë së tyre të punës dhe, në disa raste, i tërë personeli i tyre, të punojnë pjesërisht nga shtëpia, edhe kur të ketë përfunduar pandemia.

Makina autonome

Tashmë në rrugët e Phoenix, Arizona, më shumë se 300 makina operojnë vetë, duke marrë dhe zbritur pasagjerë pa një shofer human në timon.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: