Gostivar:Kronika e zezë

Më 04.01.2021 në ora 11.45, zyrtarët policor nga SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në bazë të një urdhëri të Gjykatës Themelore Gostivar, e kanë arrestuar Gj.M. (32) nga fshati Zdunjë e Gostivarit për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve” sipas nenit 215 të Kodit Penal.

I njëjti është dërguar në Burgun e Tetovës në Tetovë për të vuajtur dënimin.

……

Më 04.01.2021 rreth orës 20.00 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar kanë rapportuar se SH.A. (46) nga Jellovci i Poshtëm i Gostivarit ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe se i njëjti ka qenë me plagë nga një armë zjarr. Sipas deklaratës së tij, u konkludua se ai vetë ishte plagosur nga pakujdesia me armën e tij të zjarrit “Jerico 941 F”, kalibër 9mm, të cilën ai e posedonte me licencë. Është kryer një inspektim dhe çështja po sqarohet.

……

Sot (5 janar) rreth orës 12:30, policët e SPB Tetovë-DPB Gostivar, në rrugën “Beliçica” dhe “Bregu i Vardarit” në Gostivar, kanë privuar nga liria personat E. M. (32) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit tek i cili gjatë kontrollit është gjet heroinë dhe 30-vjeçari S.A. nga Gostivari tek i cili gjatë kontrollit është gjet marihuanë.

Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas pastrimit të çështjes do të përgatiten parashtresat adekuate.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: