Gostivar:Kronika e zezë

Dje (3-janar) rreth orës 15:50, në SPB Tetovë, është raportua se R.I. (24) nga Gjurgjevishti i Gostivarit, përpara një auto-lavazhi në fshatin Senakos, ka qenë i sulmuar fizikishtë nga personi A.A. (23) nga ky fshat i Gostivarit, i cili gjithashtu kishte përdorë një mjet të mprehtë me të cilin e ka goditur dhe i ka shkaktuar plagë në anën e majtë të shpinës, gjithashtu gjatë sulmit janë kyçur edhe vëllai dhe xhaxhai i sulmuesit M.A. (21) dhe B.A. (41), të cilët gjithashtu kanë përdorë sende të forta gjatë sulmit.

Të tre personat e raportuar janë privuar nga liria dhe mbajtë në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.

…….

Dje (3-janar) rreth orës 16 e 50 minuta, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar e kanë arestuar personin M.Sh. I cili nuk e ka respektuar urdhërin e dhënë nga pjestari i policisë dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate në bazë të nenit 14 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.

……

Dje (3-janar) prej ora 12:00 deri në orën 20:00, në rajonin e SPB Tetovë, është kryer aksion kontrollues lidhur me tejkalimin e shpejtësisë, në të cilin janë sanksionuar ligjërisht gjithsejt 19 shkelje në rajonin e Gostivarit.

Dje, gjithashtu në këtë periudhë, është realizuar edhe një aksion tjetër kontrollues për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Në këtë aksion, janë sanksionuar 16 shoferë, kryesisht vozitës pa patentë shoferi, shoferë fillestarë etj.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: