Interi “luan tenis” me Crotonen dhe merr kreun

Pasi mbylli 2020-ën me fitore, Interi nisi 2021-shin në të njëjtën mënyrë, pasi mposhti Crotonen me rezultatin 6-2 dhe regjistroi suksesin e 8 radhazi në kampionat, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 36 pikë, dy më tepër se Milani që do të luajë këtë pasdite në transfertë ndaj Beneventos.

Zilaltrit u befasuan që në minutën e 11′, pasi Crotone kaloi ne avantazh me Zanellaton gjatë zhvillimeve të një këndoreje, megjithatë reaguan mjaft mirë, duke barazuar me anë të Lautaro Martinez dhe gjetur golin e avantazhit pas një devijimi të pafat të Marrones në portën e tij.

Megjithatë në minutën e 36′ Arturo Vidal solli një tjetër konfirmim se është larg formës më të mirë, pasi shkaktoi një penallti naive dhe krejtësisht të panevojshme ndaj Reca-s, të cilën e ekzekutoi saktë mbrojtësi serb Golemiç, duke rikthyer baraspeshën.

Në fillim të pjesës së dytë Conte la në pankinë Vidalin dhe hodhi në fushë Sensin, ndërsa Interi mori menjëherë kontrollin e lojës dhe arriti të shënojë plot 4 herë deri në vërshëllimën finale, dy herë me Lautaron, që kompletoi tripletën personale sot dhe nga një me Lukakun e Hakimin, të cilët vulosën suksesin tenistik.

Me 40 gola në 15 ndeshje, zikaltrit konfirmohen si skuadra me sulmin më të fortë në kampionatin italian dhe njëkohësisht hedhin zyrtarisht kandidaturën për të shkuar te titulli kampion./ss

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: