Gostivar:Kronika e zezë

Dje (30-dhjetor) rreth orës 11:45, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në sheshin e qytetit në Gostivar, për shkak të mosrespektimit të urdhrit të dhënë nga ana e pjestarit të policisë, e kanë arrestuar 37-vjeçarin Z.S. nga Belovishtja e Gostivarit dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes, do të përgatitet një parashtresë sipas nenit 14 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.

……

Dje (30-dhjetor) rreth orës 20:15, zyrtarët policorë të SPB Tetovë Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar, e kanë arrestuar 38-vjeçarin R.A. nga Senakosi i Gostivarit, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tij në prishjen e rendit dhe qetësisë publike, e cila ndodhi pesëmbëdhjetë minuta më herët në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, të cilën e kishte raportuar personi M.I. (51) nga Lakavica e gostivarit.

Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

…….

Dje (30-dhjetor) rreth orës 15:50, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Sigurisë së Komunikacionit

Rrugor Gostivar, e kanë arrestuar personin B.D. (42) nga Shkupi, i cili ka kundërshtuar që të ndalet me automjetin e tij në shenjë në urdhërin e dhënë dhe kishte treguar të dhënat të rrejshme. Çështja është duke u zbardhur dhe do të përgatitet parashtresë adekuate.

…….

Tridhjetë e katër vjeçari E.K. nga Gostivari dje (30 dhjetor) në ora 15:30 në SPB Tetovë, ka raportuar se një person i panjohur rreth orës 15.00 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, në tezgën e tij ka blerë produkte me vlerë 1700 denarë dhe i ka paguar me një kartëmonedhë 100 euro, për të cilën më vonë është konstatuar se ishte e falsifikuar.

Po merren masa për zbardhjen e çështjes.

……

Kundër një pronarit të një restoranti në Negotinë të Gostivarit është parashtruar kallëzim penal.

Shkaku i kallëzimit penal ishte mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohe pandemie.

“Më 14 nëntor në ora 14:20 policët e stacion policor në Gallate kanë kontrolluar një objekt dhe kanë konstatuar se aty mbahet aheng”, thonë nga MPB.

Në aheng kanë qenë të pranishëm më shumë mysafirë dhe nuk janë respektuar masat për mbrojtje nga coronavirusi.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: