Main Menu

Muaj i Ramazani, ja çfarë sygjerohet të hani për iftar dhe syfyr

“Kur të vendosni se çfarë të hani për Ramazan, mbani mend që Iftari dhe Syfyri do t’ju ndihmojnë gjatë agjërimit në ditën e ardhshme, prandaj është shumë i rëndësishëm konsumimi i ushqimit të duhur”, thotë Tan Sheau Kang.

Por çfarë ushqime duhet të konsumoni për Syfyr?

Në syfyr duhet të hani ushqimin e duhur që t’ju furnizoj me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit. Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime:

Frutat dhe perimet

Pasi që janë të pasura me fibra, pemët dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi që e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.

Oriz dhe alternativa tjera

Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.

Mish dhe alternativa tjera

Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.

Për iftar

Iftari është koha ku i rimbushni nivelet e energjisë, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.

Pemët dhe perimet

Rekomandohen dy pjata fruta dhe dy pjata perime në ditë. Sigurohuni që ta keni nga një pjatë në ditë të secilës prei tyre gjatë ramazanit.

Orizi dhe alternativat tjera

Buka me miell të pasitur, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.

Mish dhe alternativa tjera

Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera djathore. Gjithashtu, për t’i mbajtur vaktet e shëndetshme kufizojeni përdorimin e vajit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share