Gostivar:Kronika e zezë

Dje (27-dhjetor) rreth orës 18:10, në rrugën ,,Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, efektivët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria E.M. (42) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili më parë kishte kryer vjedhje në një veturë ku kishte vjedhur një çantë femrash në të cilën ka pasur më shum sende. Gjësendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit dhe kundër personit E.M. do të përgaditet parashtresë adekuate.

……

Mbrëmë (27 dhjetor) rreth orës 22:15, efektivët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 45-vjeçarin Sh.Sh. nga Çegrani io Gostivarit, për arsye se objekti i tij hotelerik në këtë fshat ka qenë i hapur pas orës 18.00 dhe në të po qëndronin mzsafir. I njëjti është mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit, kurse objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe do të përgatitet parashtresë adekuate sipas Nenit 206 të Kodit Penal.

……

Dje (27 dhjetor) në ora 19:45, efektivët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria DZ.. (65) nga Gostivari, për arsye se në lokalin e tij (çajtore) në rrugën “Pavle Avramovski ”në Gostivar, disa persona kanë qenë duke konsumuan pije. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe do të akuzohet sipas Nenit 206 të Kodit Penal, ndërsa objekti është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: