Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Ka qenë një urim i vecantë ai i kryeministrit kanadez Xhastin Trudo për muslimanët me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit. Ai i ka uruar që ta kalojnë sa më mirë muajin e argjërimit.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, përmes një video-mesazhi ka uruar myslimanët në mbarë botën për fillimin e muajit të Ramazanit.
Mesazhin e tij ai e ka nisur me përshëndetjen “Selamun Aleykum”, ndërsa uroi që myslimanët të kalojnë sa më mirë gjatë muajit të madhërishëm të agjërimit.
“Këtë vit myslimanët në Kanada dhe në mbarë botën e shënojnë fillimin e muajit të Ramazanit. Njerëzit do të bëhen bashkë në xhamitë dhe shtëpitë me familjet e tyre për ta përcjellë këtë muaj. Ramazani na kujton t’i vlerësojmë të mirat që i kemi, t’i kthehemi komunitetit dhe të vendosim nevojat e tyre para nevojave personale. Myslimanët në Kanada ndihmojnë shumë që Kanada të jetë vetë i fuqishëm i hapur dhe vend inkluziv, ashtu siç është sot”, ka thënë Trudeau.
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share