
Tërmet në Shkup
Një tërmet me fuqi prej 3.4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar para pak minutash në Maqedoninë e Veriut.
Epiqendra e tërmetit është 8 kilometra në lindje të Shkupit në lagjen Ilinden në thellësi prej dy kilometrash.
Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup pritet të jep më shumë detaje gjatë orëve në vijim.