Ambasadori i OSBE për Maqedoninë Clemens Koja uron Reisul Ulemanë hfz Shaqir Fetahu për emërimin në krye të BFI – së

Kreu i Misionit të Organizatës për Siguri të Bashkimit Evropian (OSBE), Ambasadori Clemens Koja, i shoqëruar nga z. Isak Vrenezi – asistent për monitorim, vizitoi sot Kryetarin e BFI në RMV, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetain për ta uruar me rastin e marrjes së detyrës së re, Kryetar i BFI në RMV.

Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, e njoftoi Ambasadorin për kërkesat e kohës në cilën jetojmë dhe stratëgjinë e menaxhimit të suksesshëm për përparimin e BFI-së.
Në takim u bisedua edhe për shumë çështje tjera me rëndësi për kohën dhe vendin në të cilin jetojmë.

thumbnail_DSC_0372 (1)

z. Clemens Koja u nda i kënaqur nga takimi dhe vizioni që Reisul Ulemaja ka për BFI-në dhe uroi për bashkëpunim të mirëfilltë mes dy institucioneve.

Në këtë takim Reisul Ulemanë e shoqëronte Mustafa ef. Dauti – drejtor i sektorit për marrëdhënie me jashtë (kontakte me faktorin ndërkombëtar: OSBE, BE dhe me institucionet e brendshme.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: