Paraqitja e strukturës misterioze në shtetin ballkanik vjen pothuajse në të njëjtën kohë kur monoliti u largua nga shkretëtira në Utah nga “njerëz të panjohur”, thanë autoritetet e vendit vikendin e kaluar.

A post shared by David Surber (@davidsurber_)

Shtylla e shndritshme u gjet të enjten e kaluar në kodrën Batca Doamnei në qytetin e Piatra Neamtit, në verilindje të Luginës Neamt, raporton Daily Mail.

Monoliti ishte disa metra larg fortesës daciane Petrodava, një monument i rëndësishëm arkeologjik dhe një fortesë që ishte ndërtuar nga populli dacian, mes viteve 82 dhe 106 para Krishtit.

Fortesa daciane është monumenti më i vjetër historik në rajon. Besohet se fortesa ishte djegur në shekullin e dytë pas Krishtit gjatë kohës ku romakët pushtuan rajonin, edhe pse rrënojat e fortesës ende shihen, bashkë me murin që rrethonte qytetin dikur.

Objekti i çuditshëm është i ngjashëm me atë që u gjet dhe u zhduk së fundmi në shkretëtirën e Utah-së. Origjina e objektit metalik katër metra të lartë mbetet ende e paqartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.