Familjarët njoftuan që ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm doajeni i mirënjohur i muzikës shqipe, këngëtari gostivaras, Izmit Salihu.
I ndjeri ishte ndër anëtarët e parë të Shoqërisë Kulturore Artistike “Besa”, nga Gostivari.
“Moj Mysibe”, ishte kënga me të cilën u prezantua në vitin 1977 në Radio Televizionin e Prishtinës – RTP, duke prezantuar këtë shoqëri.
Krijimtaria e tij muzikore vlerësohet si një thesar i mirëfilltë i muzikës shqipe dhe i takon atyre njerëzve që duke kultivuar muzikë të mirëfilltë shqiptare, ruajti vlerat e mirëfillta të kulturës sonë muzikore.
Salihu bëri publikun për vete me zërin unik. Saliu së fundmi realizoi duete popullore me këngëtaret e njohura shqiptare Naziktere Iseini, Severxhane Laçi, Ylmize Tafallari, Mërgime Emini, Rovena Hoti dhe Shpresa Gjoni, duke sjellë në skenë këngë të vjetra të gurrës popullore.