Ambasadorja e SHBA-ve, Bërns uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin diversitetin kulturor dhe historik të Maqedonisë së Veriut, si bazë e fortë për progres të ri të vendit. Ky ishte urimi i ambasadores amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns për ditën e Alfabetit Shqip. Ajo në fjalimin e saj në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore në kuadër të aktiviteteve për festat e nëntorit tha se zhvillimet historike në vend duhet parë si element konstruktiv dhe jo burim i ndarjeve dhe mospajtimeve.

Këto suksese nuk do të ishin arritur pa bashkëpunimin e ngushtë mes historianëve dhe hulumtuesve nga profile të ndryshime kombëtare, etnike, fetare dhe profesionale. Është e pamohueshme se unë dua të shoh Maqedoninë e Veriut duke arritur progres dhe jo vetëm të arrij interpretime të ndryshime historike, por edhe të ndërtohet një kohezion i përgjithshëm i cili historinë e bën një element konstruktiv në vend të një burimi për mospajtim. Gëzuar ditën e alfabetit, urime”-tha Kejt Meri Bërns, Ambasadore e SHBA-ve.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: